Në zbatim të Nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Nenit 36, pika 23 dhe Nenit 56, pika 2 të ligjit Nr. 10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, informacionet 3 (tremujore) mbi realizimin e investimeve, punimeve minerare të realizuara dhe të gjitha operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare, në përputhje me detyrimet e lejes minerare dhe planin vjetor, duhet të dorëzohen jo më vonë se data 15 e muajit që vijon, për çdo tremujor, afati fundit për dorëzimin e tre mujorit të dytë është 15.07.2014.