Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Pozicion vakant Specialist në Sektorin e Mbikqyrjes në Mjedis të Veprimtarisë Hidrokarbure në Drejtorinë Hidrokarbure.
Kriteret e pranimit:
- Të ketë përfunduar studimet e larta (diploma Bachelor) në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, në Universitetin Politeknik të Tiranës, për Inxhineri Gjeoburimesh (naftë, gazi,uji).
- Të ketë përfunduar Master Profesional si Inixhinier Gjeomjedis në FGJM.
- Të ketë eksperienca të ngjajshme.
- Të ketë njohuri mbi Marrëveshjet Hidrokarbure.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, të çertifikuara.
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office (Word , Excel dhe Outlook) AutoCad.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit.
- Eksperienca në punë përbën avantazh.
- Kualifikime,praktika apo specializime të tjera në fushën e mjedisit në aktivitetin hidrokarbur të kërkimit dhe nxjerrjes, nëse ka.
Detyrat kryesore që do të kryejë:
- Të njohë kontratat e Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjet të lidhura me Shoqëritë;
- Të njohë kontratat e lidhura nga Shoqëritë me nënkontraktorët në lidhje me Ndikimin në Mjedis;
- Merr pjesë në mbikqyrjen në terren të ecurisë së zbatimit të detyrimeve kontraktore të Licencë Marrëveshjeve dhe Marrëveshjeve Hidrokarbure, për Ndikimin në Mjedis;
- Raporton tek Shefi i Sektorit, në rast se konstatohen probleme gjatë kontrolleve të ushtruara në Shoqëritë që operojnë në vendburimet ekzistuese dhe blloqet e kërkimit për naftë dhe gaz në lidhje me ndikimin në mjedis dhe shëndetin në punë;
- Përgatit praktikat shkresore që dalin nga Sektori për problemet që lidhen me Mbikqyrjen e Ndikimit në Mjedis të veprimtarisë hidrokarbure;
- Sistemon, përpunon dhe organizon informacionin që dërgojnë shoqëritë që janë në Marrëveshje Hidrokarbure me shoqërinë Albpetrol sh.a. dhe ato për blloqet e kërkimit në lidhje me Ndikimin në Mjedis;
- Bën përditësimin e të dhënave për çdo dosje të Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjeve në lidhje me Ndikimin në Mjedis në databazën e Sektorit;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
Curriculum Vitae (CV);
Fotokopje të librezës së punës;
Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.