Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Specialist Inxhinier Gjeodet/Markshajder në Sektorin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare në Drejtorinë e Monitorimit të Hidrocentraleve.
Kriteret e pranimit:
- Të ketë përfunduar studimet e larta (diploma Bachelor) në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit/Gjeologji –Miniera,pranë Universitetit Politeknik të Tiranës,
- Të ketë mbi tre vjet eksperiencë pune në fushën e ndërtimit.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, të çertifikuara.
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office (Word , Excel dhe Outlook) AutoCad.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit.
- Të ketë njohuri të mira mbi përdorimin e aparaturave topografike.
Detyrat kryesore që do të kryejë:
- Është pjesë e grupit të monitorimit në terren për tëgjitha ato objekte të kontratave të koncesionit të cilat nuk janë matur në terren (kuotat dhe koordinatat e nënveprave të HEC-it/eve) me qëllim pasqyrimin e tyre në planvendosjen e Hidrocentraleve në Hartën e Republikës së Shqipërisë
- Është pjesë e grupit të punës për të gjitha ato problematika që lidhen me verifikimin në terren të objekteve apo nënobjekteve të koncesionit për te cilat nevojiten matje të sakta.
- Në bashkëpunim me specialistët e tjerë të Sektorit, në vijim të monitorimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga ana e shoqërive koncesionare dhe monitorimit të zbatimit korrekt të projekt-zbatimeve të miratuara, paraqet në shkresat “mbi përmbushjen e detyrime kontraktuale” të Sektorit, kërkesat për dorëzimin e dokumentacionit përkates teknik për të cilat është përgjegjës.
(p.sh: azhornimi topografik i terrenit para fillimit të punimeve, relievi zonës dhe i gjithë dokumentacioni përkatës teknik topografik në formën elektronike që do ti kërkohet shoqërive koncesionare.)
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
Curriculum Vitae (CV);
Fotokopje të librezës së punës;
Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.