Master MEDEA “MASTER NË ENERGJI, MENAXHIM MJEDISOR DHE EKONOMIKS”.
Lidhur me programin e masterit “Master në Energji, Menaxhim Mjedisor dhe Ekonomiks” , të zhvilluar nga Universiteti i Pavias në bashkëpunim me “Eni Corporate University (ECU)” dhe kompaninë “ENI Albania”, në të cilin mori pjesë një nga punonjëset e “AKBN”-së, përkatësisht Alma Jakupllari.
Kurrikula e tij fokusohet në mënyrë specifike në temat e energjisë dhe mjedisit, dhe ka një qasje ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore.
Roli profesional i këtij masteri lidhet me të gjitha fushat e sektorit të energjisë dhe mjedisit, administratën, financat dhe kontrollin, strategjinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, kontraktimin, trading, analizën dhe menaxhimin e rriskut, tranzicionin e energjisë , dekarbonizimin dhe gjithashtu inxhinieri, teknologjinë e produktit, rafinimin, prodhimin e energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Nga ana e Eni-t, ekonomistja e AKBN-së në këtë bursë pasuniversitare, Znj. Alma Jakupllari është vlerësuar me rezultate shumë të mira.