Në kuadrin e projekteve me fondet buxhetore me tematikë “Mbështetje për burimet natyrore” , të cilat kryhen në mbështetje të politikave energjetike dhe të strategjive energjetike, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore shpreh interesin e saj për ekspert të jashtëm në fushën e energjisë te cilët do të punojnë në disa projekte të fushave të kërkim-zbulimit, monitorimit, modelimit dhe menaxhimit.
Objekti i këtyre studimeve kap një gamë të gjërë në fushat e kërkimit dhe zhvillimit që lidhet me monitorimin, zbatimin, politikat e menaxhimit, normat teknike, përdorimin efiçent të energjisë, si dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme.
Bazuar në detyrat e mësipërme, fushat e punës së këtyre studimeve prekin analizën shkencore për kërkim-zhvillimin ku për nga trajtimi i problemeve kërkojnë specialistë të fushave specifike dhe të speializuar.
AKBN shpreh kërkesën e saj për 3 ekspertë teknikë që do të punojnë në studimet duke plotësuar kriteret e mëposhtme:
Të këtë eksperiencë pune me indtitucionet ndërkombëtare;
Të këtë kontribuar në përgatitjen e projekteve të politikave zhvilluese;
Të këtë njohuri të plotë në gjuhën angleze
Në mbështetje te realizimit të kësaj detyre kerkojmë nga personat e interesuar të paraqesin CV-të e tyre pranë Drejtorisë së Energjive të Rinovueshme në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, brenda datës 17 Tetor 2014, në adresën e mëposhtme:
Ervin Shehaj
Drejtor i Drejtorisë së Energjive të Rinovueshme
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Blloku “Vasil Shanto” Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 4225 7117
Fax: +355 (0) 4225 7382
E-mail: ervinshehaj@gmail.com
Web: www.akbn.gov.al