Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të marrë pjesë në Panairin e Energjisë “ENERGJIA, SFIDA E SË ARDHMES” që do të zhvillohet në datë 7-9 Nëntor 2014, në ambjentet e Tirana Expo Center, Tiranë.
Ky eveniment organizohet nga “Tirana Expo Center” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Ky panair ka synim t’u shërbejë zhvillimeve, progresit dhe inovacionit të mëtejshëm të sektorit të energjisë, duke mbledhur aktorët kryesorë që operojnë brenda dhe jashtë vendit, në këtë fushë.
Panairi i Energjisë krijon mundësi për negocim parimor marrëveshjesh, diskutime kontratash ndërmjet partnerësh, paraqitje projektesh afatshkurtra dhe afatgjata, paraqitja e politikave dhe strategjisë që Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe institucione të linjës kanë për të ardhmen e këtij sektori.