Energjia dhe sfidat e saj për të ardhmen ishin në fokus të panairit “Energjia, sfida e së ardhmes” organizuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me “Tirana Expo Centre” në datat 7 – 9 Nëntor 2014.
Ky event synonte shpalosjen e zhvillimeve, progresit dhe inovacionit të sektorit energjetik, duke krijuar një hapësirë për aktorët kryesorë që veprojnë në fushën e energjitikës në Shqipëri për shkëmbim eksperiencash midis aktorëve brenda vendit dhe jashtë vendit.
AKBN u prezantua me së miri në këtë event me stendën e saj ku u prezantua puna e sektorëve kyç të këtij institucioni minierat, hidrokarburet, hidroenergjetika dhe energjitë e rinovueshme.
Në axhendën 3-ditore të Panairit ishin planifikuar konferenca, seminare dhe takime B2B, duke u dhënë mundësinë ekspertëve të fushës të ndajnë eksperiencën e tyre, të shkëmbejnë mendimet, diskutojnë zhvillimet e fundit dhe sfidat e këtij sektori.
Në konferencën e mbajtur në datë 9.11.2014, Prof.Dr. Edmond Goskolli, Këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv të AKBN mbajti një prezantim me temë “Lëndët Djegëse fosile dhe mundësitë e përdorimit të tyre në prodhimin e Energjisë Elektrike.