Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i bën me dije të gjitha subjekteve minerare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend, që të dorëzojnë informacionin vjetror të aktivitetit për vitin 2014. Afati i fundit për dorëzimin e informacioneve është 31.01.2015.
AKBN kujton subjektet se në të kundërt do të ndëshkohen sipas parashikimeve të ligjit me gjobë 150.000 Lekë (njëqind e pesëdhjetë mijë lekë).