Njoftim për vend vakant pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Shef Sektori në Sektorin e Promovimit të Investimeve të Reja dhe Fondit të të Dhënave Teknike në Drejtorinë Hidrokarbure.
Kriteret :
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave ;
- Të ketë njohuri për sektorin hidrokarbur dhe vecanërisht për Kontratat me Ndarje Prodhimi (Marrëveshjet Hidrokarbure);
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office (Word,Excel,Outlook), Autocad;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit;
- Te ketë të paktën 10 vite eksperiencë në sektor.
Detyrat kryesore që do të kryejë:
- Të organizojë punën në Sektor dhe të raportojë te eprorët për ecurinë e saj.
- Të zbatojë me përpikmëri dispozitat ligjore për arkivat dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë” dhe “Rregulloren për Arkivën Teknike të AKBN”.
- Të konceptojë materialet për promovimin e burimeve hidrokarbure për pjesëmarrje në aktivitete kombëtare apo ndërkombëtare promovimi,si panaire,workshop,konferenca,etj.
- Të realizojë materiale promovuese në bashkëpunim me Sektorët e tjerë të Drejtorisë si dhe me Drejtori të tjera.
- Të vendosë dhe mbajë kontaktet me subjektet e interesuara dhe informimi i tyre mbi kuadrin ligjor dhe procedurat e aplikimit.
- Të hartojë dhe propozojë procedurat e promovimit dhe procesit të negocimit.
- Të hartojë programe të aktiviteteve të promovimit.
- Të japë asistencë kompanive të interesuara për mënyrën e përgatitjes dhe paraqitjes së aplikimeve.
- Të vlerësojë aplikimet,hartimet e programit për negocimin e tyre,si dhe të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e miratimit nga Ministri.
- Të asistojë në procesin e negocimit të Termave dhe Kushteve kryesore të Marrëveshjeve Hidrokarbure.
- Të asistojë në procesin e negocimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjeve.
- Të asistojë në procesin e negocimit të Amendamenteve të Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjeve.
- Të koordinojë punën me sektorë të tjerë të Drejtorisë së Hidrokarbureve dhe të marrë informacion në lidhje me ecurinë e marrëveshjeve dhe problemet në diskutim.
- Të mbajë përgjegësi për realizimin e detyrave brenda afateve të kërkuara dhe me saktësi.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të librezës së punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.