Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist me profesion Ekonomist,në Sektorin e Doganave në Drejtorinë e Procedurave Hidrokarbure
Kriteret :
- Të ketë kryer arsimin e lartë,me formim ekonomik ;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office (Word,Excel,);
- Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit;
- Të ketë eksperienca të mëparshme në punë;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti Ekonomist:
- Të shqyrtojë korrektesinë e praktikave të importimit të materialeve dhe pajisjeve, të destinuara për Operacionet Hidrokarbure dhe përpilon konfirmimet për përjashtimin nga detyrimet doganore.
- Të administrojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për çdo praktikë dhe realizon arshivimin e tij pas një periudhe të caktuar.
- Të organizojë dhe administrojë dosjet e praktikave të zhdoganimeve.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar);
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të librezës së punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.