Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Administratës.
Kriteret e pranimit:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në fushat shoqërore (histori,gjuhë-letërsi,gazetari);
- Të ketë eksperiencë pune në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe në fushën menaxheriale;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike (Excel,Offiice Word,Power Point)
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti i Burimeve Njerëzore:
- Përgatit për cdo muaj pagat, librin e pagave, sigurimet shoqërore.
- Përgatit vërtetimet e punës sipas kërkesës së punonjësve.
- Mbledh dhe kontrollon formularët e aplikimit për vende të lira pune me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve për intervistim.
- Në bashkëpunim me Specialistin e Parë, përgatit plotësimin e librit të pagave, listë pagesave të sigurimeve shoqërore, librezave të kontributeve dhe vërtitimeve të punës.
- Në bashkëpunim me Specialistin e Parë, përgatit lajmërimet për vende të lira punës dhe mbledh aplikimet.
- Përgatit urdhra mbi çështje të ndryshme në funksion të mbarëvajtjes së punës së Sektorit dhe Agjencisë në terësi.
- Plotëson Regjistrin Themeltar të punonjësve
- Krijon dosjet personale të punonjësit me të gjithë informacionin e nevojshëm dhe i rishikon herë pas here për plotësime të metejshme.
- Kujdeset për zbatimin e Rregullores së Brendshme mbi disiplinën dhe etikën në punë.
- Ruan me kujdes librezat e punës së punonjësve.
- Pajis punonjësit me formatet e caktuara të aplikimeve të ndryshme (leje e zakonshme etj.)
- Monitoron respektimin e orarit zyrtar të punës dhe lëvizjet e punonjësve gjatë orarit zyrtar.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (te noterizuar);
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të librezës së punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.