Bazuar në nenin 26, kreu VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vendet e lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
-Specialist në Sektorin e Auditit të Marrëveshjeve Hidrokarbure në Drejtorinë Ekonomike.
Kriteret për specialist:
-Të ketë përfunduar studimet e larta në shkenca ekonomike;
-Të ketë mbaruar studime pas universitare në fushën e financës përbën avantazh;
-Të ketë aftësi të mira analizuese;
-Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike (excel, office word,power point);
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
-Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
-Të ketë eksperiencë pune mbi një vit.
Detyrat kryesore që do të kryejë specialisti në Sektorin e Auditit të Marrëveshjeve Hidrokarbure në Drejtorinë Ekonomike:
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar);
-Curriculum Vitae (Cv);
-Fotokopje të librezës së punës;
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit .