Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira organikën e AKBN-së, ju bëjmë me dije se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Pozicion vakant Shofer në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
- Të ketë arsim të mesëm
- Të ketë patentë të Klasit B
- Eksperienca përbën avantazh
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Detyrat kryesore që do të kryejë Shoferi në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme:
- Sigurojnë transportin normal gjatë shërbimeve të ndryshme që realizojnë punonjësit e institucionit.
- Mirëmbajnë automjetet duke respektuar afatet e shërbimeve rutinë.
- Mbajnë në rregull dokumentacionin që pasqyron lëvizjet e tyre brenda dhe jashtë rrethit.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare te AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.