Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Specialist në Sektorin e Monitorimit të Energjive të Rinovueshme në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Inxhinier Hidroteknik/Ndërtim
- Të ketë mundësi të kryejë shërbime jashtë zonës së banimit
- Eksperienca përbën avantazh
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, AutoCad 2 D
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Detyrat kryesore që do të kryejë në Sektorin e Monitorimit të Energjive të Rinovueshme:
- Bashkëpunon me Specialistin Ing. topograf të Sektorit në hartimin e relacionit topografik të monitorimit në terren të HEC-eve i cili përmban kuotat dhe koordinatat e çdo nënvepre të HEC-it, të cilat më pas i kalojnë Specialistit mbështetës i cili përditëson database-n e Sektorit me të dhënat përkatëse teknike.
- Përgatitja për monitorimin duke përfshire njohjen me kontrollet e mëparshme, njohja me projekt zbatimin e miratuar, afatet e përcaktuara për fillimin dhe vënien në punë të objekteve sipas kontratës së koncesionit dhe lejes së ndërtimit, si dhe çdo problematikë në lidhje me kontratën që do të monitorohet. Për çdo problematikë të hasur gjatë fazës përgatitore njofton me shkrim ose e-mail Shefin e Sektorit.
- Përgatit dokumentacionin teknik për çdo praktikë të Sektorit që ka në ngarkim dhe i ngarkohet nga Shefi i Sektorit.
- Në bazë të akt-monitorimit të mbajtur në terren së bashku me anëtarët e grupit të punës së shërbimit dhe Specialistin jurist të Sektorit, përgatit “raportin e monitorimit të tremujorit” përkatës për Autoritetin Kontraktor.
- Mban në një dosje të veçantë një kopje të të gjitha praktikave të shërbimit (Autorizimi i Shërbimit, Memo dhe grafikun e udhëtimit shërbimit, relacionin e shërbimit në terren).
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga data e shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së.Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.