Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Specialist në Sektorin e Monitorimit të Energjive të Rinovueshme në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën ekonomike;
- Të ketë mundësi të kryejë shërbime jashtë zonës së banimit;
- Eksperienca përbën avantazh;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë në Sektorin e Monitorimit të Energjive të Rinovueshme:
- Përgjegjësinë mbi monitorimin e përmbushjes së detyrimeve nga shoqëritë;
- Propozon dokumentet standarte ekonomike që nevojiten për çdo dosje të impiantit dhe e miraton tek Eprori dhe harton inventarin tip për secilën kontratë;
- Përgatit shkresën për pagesën e tarifës së Certifikatës së Monitorimit të Veprës, pas informacionit që merr nga shefi i sektorit;
- Kontrollon formën dhe cilësinë e “Inventarin tip të dosjeve”, shkresave “mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale” për pjesën ekonomiko/financiare , shkresave të ndryshme të trajtimit të problematikave dhe “Raporteve të monitorimit të tre-mujorëve” për pjesën ekonomiko/financiare të punuara nga specialistët e sektorit , përpara se këto dokumentacione të zyrtarizohen;
- Shprehet lidhur me dokumentacionin ekonomiko/ financiar të Shoqërisë duke paraqitur vlerën e investuar sipas dokumentacionit që disponon, mangësitë e dokumentacionit të nevojshëm që shoqëria nuk ka dorëzuar dhe mospërpuethshmëritë ekonomiko/ financiare që konstaton;
- Informim mujor me shkrim ose rrugë elektronike për Shefin e Sektorit lidhur me problematikat e kontratave që ka shqyrtuar apo trajtuar, ku përmbledh problemet si dhe jep sugjerime për kapërcimin e problemeve.
- Kontrollon zbatimin e kontratës dhe në rast se konstaton shkelje të kushteve financiare të përcaktuara në kontratë, i relaton ato në raport;
- Mban në vijueshmëri korrespondencën lidhur me raportimet me shkrim nga shoqëria, sipas afateve të parashikuara në kontratë, mbi realizimin e programit të investimeve në vlerë dhe në natyrë si dhe çdo informacion që do të konsiderohet i nevojshëm nga struktura monitoruese;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga data e shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare te AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .