Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Drejtor Kabineti
Kriteret:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” preferohet të ketë përfunduar Shkenca Politike/Ekonomi/Menaxhim;
- Të ketë mbi 5 (pesë) vite eksperiencë pune në nivele drejtuese;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira në komunikim/lidership/analitike;
Detyrat kryesore që do të kryejë Drejtori i Kabinetit:
- Drejton dhe organizon punën në Kabinetin e Drejtorit Ekzekutiv;
- Asiston Drejtorin Ekzekutiv në shqyrtimin e çështjeve brenda kompetencave të tij;
- Kërkon informacion nga Divizionet dhe drejtoritë e Agjencisë;
- Përgatit së bashku me këshilltarët e kabinetit aktivitete të ndryshme;
- Informohet dhe bashkëpunon me drejtoritë përkatëse, për respektimin e procedurave dhe afateve ligjore në ushtrimin e veprimtarisë administrative, në përputhje me Kodin e Procedurës Administrative dhe legjislacionit në fuqi;
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .