Gjatë periudhës Janar – Shtator, AKBN monitoruar në terren 30% më shumë subjekte në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë periudhe janë monitoruar 88 subjekte, ndërkohë që sipas programit të Drejtorisë së Monitorimit në AKBN, deri në fund të muajit tetor 2024, parashikohet të realizohet monitorimi i 33 subjekteve të tjera. Deri në fund të këtij viti planifikohet të monitorohen 200 subjekte.
Për sa i përket paneleve fotovoltaike, procesi i monitorimit vijon për pajisjen me certifikatë vjetore për objektet në ndërtim dhe objektet në prodhim.
Qëllimi i AKBN është të sigurojë që hidrocentralet (HEC) dhe panelet fotovoltaike të operojnë në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit, duke mbrojtur mjedisin dhe promovuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Rezultatet e deritanishme për vitin 2024 tregojnë përmirësim të dukshëm në performancën dhe efikasitetin e impianteve, falë përpjekjeve tona të përbashkëta me operatorët dhe komunitetet lokale.