Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Specialist në Sektorin e Procedurave, Statistikës, Koordinimit dhe GIS, në Drejtorinë Minerare.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin Inxhinieri Minerare;
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, të Office Word, Excel;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Procedurave, Statistikës, Koordinimit dhe GIS
- Mban dhe përditëson regjistrin elektronik të te gjitha Lejeve Minerare te Shfrytëzimit efektiv (Rakorduar nga Regjistri i lejeve minerare në MIE);
- Mban, sistemon dhe përditëson të dhënat e subjekteve;
- Mban, sistemon dhe përditëson të dhënat e lejeve minerare, koordinata, sipërfaqe, lloji mineralit etj.
- Përgatit informacione gjashtëmujore dhe vjetore;
- Bashkëpunon në hartimin e raportit 6 mujor dhe vjetor të monitorimit, për kapitullin e të dhënave statistikore mbi lejet minerare;
- Evidenton kërkesat për leje minerare të reja, zgjerim sipërfaqe apo ndryshim kordinatash, përgatit materialin dhe ja paraqet Shefit të Sektorit;
- Punon për digjiitalizimin e zonave të lejeve minerare, lejeve minerare të revokuara dhe lejeve minerare të mbyllura, duke i vendosur ne programin GIS dhe përgatit material informues të cilin ja paraqet shefit të sektorit;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .