AKBN i kushton një vëmendje të veçantë rehabilitimit të zonave të shfrytëzuara, duke ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit. Përmes bashkëpunimit me subjektet minerare, po realizohet një rehabilitim progresiv në shumë zona.
Në zonën e Krujës mbi 12 hektarë tokë të prekura nga aktiviteti minerar janë gjelbëruar falë bashkëpunimit të frytshëm me këto subjekte.
Përtej investimeve për gjelbërimin dhe rehabilitimin, është thelbësore që këto zona të menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme, duke siguruar një të ardhme të gjelbër dhe të shëndetshme për komunitetin tonë.