AKBN është bërë pjesë e takimit kombëtar për prodhimin dhe konsumin e energjisë nga burime të rinovueshme, të organizuar nga Lëvizja për Energjinë dhe Klimën.
Shqipëria synon që nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2018-2030 të rrisë energjinë e rinovueshme në 42% deri në 2030-ën dhe të reduktojë emetimet e gazrave serë, duke angazhuar vendin për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të gjelbër.
Ndër pikat që u diskutuan në takim ishte shtimi i kapaciteteve diellore apo eolike, të cilat duhet të shoqërohen me një studim të mirëfilltë të zonave ku mund të ndërtohen, duke ruajtur natyrën dhe biodiversitetin.
AKBN mbetet gjithnjë e angazhuar për të siguruar mbikëqyrjen e zhvillimit të vazhdueshëm të sektorëve për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.