Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Specialist në Sektorin e Çështjeve Administrative dhe Gjyqësore, në Drejtorinë Ligjore.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën/Juridik;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Eksperienca përbën avantazh.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Çështjeve Administrative dhe Gjyqësore, në Drejtorinë Ligjore:
- Jep opinione ligjore mbi problematikat e dala nga drejtoritë përkatëse në AKBN bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në fushën e burimeve natyrore;
- Me autorizim të Drejtorit Ekzekutiv merr pjesë në proçese gjyqësore, civile, administrative dhe penale (në rast nevoje), ku Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është palë në proces;
- Bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të institucionit, me qëllim trajtimin e aneksave/kërkesave, për dhënien e përgjigjeve zyrtare të ardhura në adresë të AKBN-së;
- Bashkëpunon me strukturat e specializuara të AKBN-së për çeshtje specifikenë fushën e veprimtarisë minerare, hidrokarbure, dhe të energjisë së rinovueshmenë funksion të përfaqesimit te institucionit ne proçese gjyqësore;
- Merr pjesë në grupe të ndryshme pune, komisione të ngritura me urdhër të Drejtorit Ekzekutiv;
- Përgjigjet dhe zbaton në afat detyrat e ngarkuara nga eprorët;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .