Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Drejtor Divizioni Administrativ
Kriteret:
- Të ketë perfunduar arsimin e lartë në degën Ekonomik;
- Të ketë Master ose ekuivalent;
- Të ketë mbi 5 (pesë) vite eksperiencë pune, preferohet në nivele drejtuese;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira në komunikim/lider ship/analitike;
Detyrat kryesore që do të kryejë Drejtori i Divizionit Administrativ:
- Organizon dhe drejton veprimtarinë e Divizionit në varësi dhe përgjigjet para Drejtorit Ekzekutiv, për zbatimin e detyrave të programuara;
- Informon Drejtorin Ekzekutiv mbi realizimin e detyrave të divizionit;
- Në bashkëpunim me Drejtoret e Drejtorive harton programin vjetor të punës së Divizionit dhe plan-buxhetin;
- Monitoron realizimin e programit të punës së drejtorive;
- Organizon dhe drejton punën e divizionit;
- Kërkon hartimin e planeve të punës së drejtorive në varësi dhe ndjek realizimin e tyre;
- Ndan detyrat ndërmjet drejtorive të divizionit;
- Menaxhon burimet njerëzore të divizionit dhe mbikëqyr zbatimin e kuadrit ligjor në marrëdhëniet e punës;
- Angazhohet dhe kryen detyra të ngarkuara direkt nga Drejtori Ekzekutiv;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.