Punonjës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol janë bërë pjesë e një trajnimi të rëndësishëm në Romë, me temë “Total Project Management”.
Trajnimi realizohet në bashkëpunim me Eni Corporate University, si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive ndërkombëtare më moderne.
Fokusi kryesor i këtij sesioni trajnimi është njohja e koncepteve kyçe të menaxhimit të projekteve mësimi i praktikave më të mira ndërkombëtare, përfitimi i kompetencave, aftësive bazë nevojshme për të aplikuar teknikat dhe metodologjitë kryesore për projekte të ndryshme, etj.
AKBN i jep një rëndësi të veçantë trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore dhe do të vazhdoje të ketë këtë fokus kryesor, me qëllim përmbushjen me sukses të të gjitha detyrimeve institucionale.