Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Shef Sektori në Sektorin e Procedurave, Raportimit dhe Analizës në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme.
Kriteret:
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Inxhinieri;
• Të ketë mbi 3 (tre) vite eksperiencë pune;
• Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
• Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Shef Sektori në Sektorin e Procedurave, Raportimit dhe Analizës në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme:
a. Organizon dhe drejton punën e Sektorit;
b. Informon periodikisht dhe sa here qe i kerkohet Drejtorit të Drejtorisë;
c. Sipas kontratave përkatëse, pas finalizimit të raportit të Vlerësimit të Investimeve kryen përllogaritjen dhe aplikimin e penaliteteve të shoqërisë për mospërmbushje te detyrimeve kontraktuale;
d. Realizon ne bashkepunim përllogaritjen dhe aplikimin e penaliteteve lidhur me prodhimin e energjise vjetore të kontratave të impianteve të burimeve të rinovueshme;
e. Krijimin, rregjistrimin, përditësimin dhe publikimin e rregjistrit të prodhuesve me përparësi;
f. Harton programin vjetor të punës dhe përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e Specialistëve të Sektorit;
g. Organizon punën për Kryerjen e oponencave teknike, sipas Rregullores për impiantet me burime të rinovueshme;
h. Kontrollin e dokumentacionit teknik e juridik të dosjeve të projekt-propozimeve dhe projekt-zbatimeve si dhe inventarizimi i dosjeve të studimeve të fizibilitetit dhe projekteve të zbatimit;
i. Përgatitjen e raporteve të vlerësimeve teknike për çdo studim fizibiliteti dhe projekt zbatimi të shqyrtuara dhe vlerësuara nga grupi i oponencës teknike;
j. Promovimin e burimeve të energjive të rinovueshme në zbatim të politikave të qeverisë.
k. Organizon punën për hedhjen e bazës së të dhënave statistikore për studimet e fizibilitetit dhe projektet e zbatimit të shqyrtuara nga Grupi i Oponencës Teknike;
l. Ndjek sistemimin e arkivës lidhur me OT, për praktikat dhe dokumentacionin përkatës të dosjeve;
m. Nxjerrja e problematikave nga çdo vlerësim dhe përmbledhja në një raport informues për Drejtorin e Drejtorisë;
n. Përgatitja e shkresave për llogaritjen e tarifave të shërbimit të kryerjes së Oponencës Teknike për studimet e fizibilitetit dhe projektet-zbatimeve për Impiantet me burime të rinovueshme që janë ose jo objekt koncensioni;
o. Përgatitje plan-buxhetit të Sektorit për vitin pasardhës;
p. Dhënien e kontributit në hartimin dhe rishikimet periodike, në bashkëpunim me ministrinë, të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës brenda afateve të përcaktuara me ligj;
q. Bashkërendon dhe bashkëpunon dhe me Sektorët e tjerë të Drejtorisë;
r. Raporton lidhur me planet dhe realizimiet mujore të objektivave dhe detyrave të Sektorit;
s. Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
• Curriculum Vitae;
• Çertifikata e gjendjes familjare;
• Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
• Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
• Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
• Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
• Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
• Librezë pune;
• Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• 3 foto dokumentash;
• Dëshmi penaliteti;
• Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .