Në 6 mujorin e dytë të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) përfundoi me sukses procesin e monitorimit në zonën “D”, zonën qendrore dhe zonën e parë të Bulqizës, si dhe në pusin e vendburimit Bulqizë.
Grupet e punës së AKBN-së kanë zbatuar me përpikëri objektivat e tyre të veprimtarisë, për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, sipas politikave qeverisëse, duke monitoruar edhe post-shfrytëzimin në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.
Në një publikim në rrjetet sociale drejtori ekzekutiv i AKBN-së z. Erlind Sulo theksoi se ky institucion mbetet i angazhuar për monitorimin sa më të mirë të shfrytëzimit të burimeve natyrore, për një të ardhme të qëndrueshme për shoqërinë tonë.