AKBN ka avancuar në procesin e vlerësimit të investimeve për impiantet fotovoltaike në Fier dhe Himarë. Vënia në punë e katër impianteve të reja pritet të rrisë prodhimin e energjisë elektrike me një vlerë vjetore prej 13,000 Megavat-orë (MWh). Ky prodhim shtesë kontribuon në përpjekjet për të rritur përdorimin e burimeve të rinovueshme dhe për të zvogëluar varësinë nga burimet e energjisë konvencionale.
Me risitë që solli VKM-ja e re Nr. 506, datë 1.8.2024 , AKBN ka fituar akses të plotë për vlerësimin dhe verifikimin e investimeve, duke përfshirë hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike. Ky proces përfshin një sërë hapash të detajuar, nga verifikimi pas përfundimit të punimeve, testimi dhe vlerësimi i investimit deri te lëshimi i certifikatës së pranimit të veprës.
Angazhimi i AKBN-së për të monitoruar, vlerësuar dhe certifikuar çdo hap të investimeve, synon të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme, me një fokus të qartë në energjinë e rinovueshme.