Sot, në ambjentet e AKBN-së u zhvillua aktiviteti për dhurimin e gjakut, në përgjigje të thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, në keto ditë të mungesës së rezevave.
Ky është viti i dytë që AKBN bëhet pjesë e këtij akti human, në fushatën e sensibilizimit të shoqërisë “Njerëzit në ndihmë të njerëzve” për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.