Në përgjigje të thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut, AKBN organizoi ambientin dhe stafin për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, në kushtet e nevojës dhe mungesës së rezervave për këtë kategori. AKBN është bërë vit pas viti pjesë e këtij akti human, në fushatën e sensibilizimit të shoqërisë “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.