Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të marrë pjesë në ekspozitën forum që do të zhvillohet në datë 28.05.2013, organizuar nga Albania Konfindustria (Konfederata Kombëtare e Industrisë) dhe OST (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes).
Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e burimeve energjetike shqiptare dhe mundësitë e Shqipërisë për të përfituar financime në këtë fushë.
Ky aktivitet mbështëtet nga: METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore), Ministria e Financës, etj.
AKBN do të përfaqësohet nga Z.Sokol Behaj, Drejtor Ekzekutiv, i cili do të mbajë një prezantim mbi arritjet e derisotme dhe projektet kryesore në fushën e hidrokarbureve, koncensionarët dhe projektet e kërkimit /zbulimit në tokë dhe në det.