Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të marrë pjesë në edicionin e 21-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që do të zhvillohet në datat 22-26 Nëntor 2014, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Ky eveniment, i organizuar nga Klik Ekspo Group, konsiderohet si një nga panairet më të konsoliduara në Shqipëri, që vepron me të njëjtat standarde si Panairet tjera Evropiane të Tregtisë Ndërkombëtare. Ky panair mund të shquhet si një platformë sa informuese, po aq dhe promovuese e veprimtarisë së agjencisë mbi zhvillimin, mbikqyrjen dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do të sjellë strategji të reja qasjesh të sipërmarrësve dhe enteve shtetërore ndërkombëtare ndaj tregjeve shqiptare dhe etnoshqiptare. Ky eveniment do të shndërrohet në një stacion përmbushës, ku përpos ekspozimit dhe ndërveprimit me komunitetin e biznesit, të ndihet përkrahja dhe mbështetja e organizmave dhe institucioneve shtetërore shqiptare mikpritëse, ndaj investimeve të huaja.