Dokumente:Ekstrakt nga fjalimi i Z. Behaj |
Zhvillohet Forumi “Shqipëria model i ri zhvillimi: Energjia, hidrokarburet dhe mënyrat e financimit”
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore mori pjesë në forumin e zhvilluar në datë 28.05.2013, organizuar nga
Albania Konfindustria (Konfederata Kombëtare e Industrisë) dhe OST (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes).
Ky aktivitet synonte maksimizimin e perfitimeve publike dhe investimeve të mëdha nëpërmjet përgatitjes dhe zbatimit të projekteve strategjike dhe të integruara dhe prezantimin e mënyrave të reja të finacimit dhe menaxhimit të këtyre projekteve strategjike sipas praktikave të reja dhe aktivizimit të tregut capital.
Aktiviteti u mbështëtet nga: METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore), Ministria e Financës, TAP (Tirana Adriatic Pipeline), Petromanas, Bursa e Tiranës, Devoll Hydropower, Albpetrol, KESH dhe ENERGOINVEST.
Në takim morën pjesë personalitete të rëndësishme të shtetit si Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, Z. Florjon Mima, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe përfaqësues të kompanive vendase dhe të huaja, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e energjisë në Shqipëri.
Z.Sokol Behaj, Drejtor Ekzekutiv i AKBN, mbajti një prezantim mbi arritjet e derisotme dhe projektet kryesore në fushën e minerave, hidrokarbureve, hidroenergjetikës dhe energjive të rinovueshme.