Energjia dhe Ndërtimi 2015” ishin në fokus të panairit të organizuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me “Tirana Expo Centre” në datat 23-25 Tetor 2015.
Ky event synonte shpalosjen e zhvillimeve, progresit dhe inovacionit në sektorin e energjisë, duke krijuar një hapësirë për aktorët kryesorë që veprojnë në fushën e energjisë në Shqipëri dhe shkëmbim eksperiencash mes të interesuarve brenda dhe jashtë vendit.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u prezantua më së miri në këtë event me stendën e saj, duke pasqyruar punën e sektorëve kyç të këtij institucioni: minierat, hidrokarburet, hidroenergjetika dhe energjitë e rinovueshme.
Në axhendën 3-ditore të panairit ishin planifikuar konferenca, seminare dhe takime, duke u dhënë mundësinë ekspertëve të fushës të ndajnë eksperiencën e tyre, të shkëmbejnë mendimet, diskutojnë zhvillimet e fundit dhe sfidat e këtij sektori.
Kompani ndërkombëtare nga Austria, Greqia, Holanda, Kanadaja, Italia, Kroacia, etj, u prezantuan per herë të parë në tregun shqiptar të energjisë dhe ndërtimit, krahas kompanive vendase dhe institucioneve shtetërore duke shpalosur projektet dhe risitë e tyre.