Programi Amerikan i Zhvillimit të Legjislacionit Tregtar në bashkëpunim me Zyrën e Burimeve të Energjisë të Departamentit të Shtetit-SHBA zhvilluan sot më datë 2 prill në ambientet e Hotel “Garden Inn” në Tiranë, workshopin me temë: “Praktikat më të mira rregullatore dhe legjislative mbi qeverisjen në Sektorin Minerar në Shqipëri”.
Pas fjalës përshëndetëse në këtë workshop u diskutua mbi negocimin e marrëveshjeve në përfitim të komunitetit, praktikat qeverisëse si dhe prezantimin e rasteve nga çështjet e veprimtarive minerare.
Në mbyllje të këtij seminari u bë një përmbledhje e diskutimeve dhe përfundimeve të arritura.