Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ishte pjesë e edicionit të 21-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, të organizuar nga Klik Ekspo Group, i cili u zhvillua në datat 22-26 Nëntor 2014, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.
Ky eveniment, ishte një platformë sa informuese, po aq dhe promovuese e veprimtarisë së agjencisë mbi zhvillimin, mbikqyrjen dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse.
Gjatë ditëve të panairit, stenda e AKBN-se u vizitua nga Minstri i Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga homologu i tij në Kosovë , Z. Fadil Ismajli. Gjithashtu stenda e AKBN- se terhoqi dhe mjaft sipërmarrës vendas dhe të huaj, që shprehën interes për situatën aktuale të burimeve natyrore të vendit.