Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i AKBN, zhvilloi një takim zyrtar me një delegacion nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale të Republikës së Kosovës, kryesuar nga Z. Ramiz Krasniqi, Kryesues i Bordit të KPMM.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memoradumit të mirëkuptimit dypalësh, në vijim të takimeve dhe shkëmbimit të informacionit zhvilluar me herët ndërmjet palëve.
Memorandumi i mirëkuptimit ka për qëllim sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për ofrimin e ndihmës së ndërsjelltë, shkëmbimin e të dhënave, përvojave, trajtimin e problemeve të ndryshme dhe ndihmën reciproke në fushat e veprimtarisë respektive.
Takimi i zhvillua në një atmospferë mjaft miqësore dhe të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.