Më datën 18 Mars 2022 në ambjentet e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore u organizua takimi i hapjes së projektit “SEADRION PLUS” me qëllim fokusimin dhe shpërndarjen e veprimeve promovuese në lidhje me mundësitë e vendosjes së sistemeve të pompave të nxehtësisë së ujit të detit.
Qëllimi kryesor i takimit ishte promovimi i aktiviteteve që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimit të rezultateve të projektit tek palët e interesuara dhe përfituesit e mundshëm në nivel kombëtar dhe rajonal.