Në Romë, Itali u organizua takimi i hapjes së projektit “BLUE DEAL” në kuadër të programit “INTEREG MED PROGRAME 2014-2020”. Projekti “BLUE DEAL” bashkëfinancohet nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal dhe ka për qëllim promovimin e energjive të burimeve të rinovueshme në zonat portuale për ruajtjen e mjedisit duke përdorur energji të pastra (Blue Energy-BE). Në këtë kuadër projekti synon gjithashtu të nxisë aktivitetet, të krijojë lidhje dhe sinergji ndërmjet institucioneve publike, shoqërisë civile, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të formuar kështu aleancat ndërkombëtare dhe rajonale “BLUE DEAL”.
“BLUE DEAL” përfshin 13 partnerë nga 7 vende dhe 9 rajone të ndryshme të Mesdheut, ndër to Shqipëria me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
AKBN-ja në këtë takim prezantoi mundësitë e përdorimit të energjive të rinovueshme në portet shqiptare.