Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020 me numër referencë “A4-1.3–7”, AKBN zhvilloi projektin: Greqi-Shqipëri “Mobilizimi drejt Energjisë së Qëndrueshme për Studentët” me akronim “G.A.M.E.S.”.Detyra e projektit është investimi në godina publike në implementimin e masave të eficensës së energjisë dhe të burimeve të rinovueshme.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore përzgjodhi dy godina publike: “Qendra e Kulturës” Dervician, Bashkia Dropull dhe Shkollën “Qazim Pali”, Borsh, Bashkia Himarë. Ndërtesat janë të vendosura në pika qendrore të bashkive, duke siguruar shikueshmëri të lartë që do të shërbejnë si pika takimi dhe bashkëpunimi për komunitetin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në investime për ruatjen e energjisë.Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore realizoi me sukses projektin GAMES, duke implementuar të gjitha paketat e punës në shërbim të rikonstruksionit të plotë të godinave për integrimin e masave eficente të energjisë dhe të burimeve të rinovueshme.