Në datë 09.02.2024, në Pallatin e Kongresit u organizua eventi me tematikë “Administrata 2030”, me Kryeministrin e Shqipërisë ,kabinetin qeveritar dhe përfaqësues të Administratës Publike.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur folës ishin personazhe të suksesshme nga administrata apo nga fusha të tjera të cilët kanë zgjedhur të kontribojnë në administratën publike.
Ndër të përzgjedhurit folës ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së Z.Petrit Malaj, i cili para pjesëmarrësve pasqyroi të gjithë rrugëtimin e tij të suksesshëm nga arsimimi, kualifikimet, kontributi në sektorin privat dhe dëshira e përgjegjësia për të vazhduar kontributet me dijen dhe ekspertizën në sektorin publik.
Kryeministri Rama në fjalën e tij falenderoi pjesën e administratës profesionale dhe me integritet si një vlerë për kombin dhe drejt anëtarësimit në BE, domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të saj, dhe përmirësimin e administratës nën logon “Mirëqeverisje,Integritet,Llogaridhënie “.Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së në këtë event shoqërohej nga një pjesë e stafit të AKBN- së.