Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u bë pjesë e Panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2017”, i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në 14 Nëntor. AKBN u paraqit me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika.
Vlen të theksohet se që në ditën e parë të këtij panairi, kjo stendë pati një numër të madh vizitorësh dhe grupe të interesuarish, të cilët u informuan rreth burimeve natyrore në Shqipëri, mundësive të shfrytëzimit të tyre dhe legjislacionin në fuqi.
Shqipëria ka një potencial të lartë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme ndaj qeveria shqiptare ka hartuar një strategji kombëtare, duke pozicionuar sektorin e energjisë së rinovueshme si një ndër sektorët prioritarë.