Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore u bë pjesë e panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2018”, i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në datat 5-6 Tetor. AKBN u organizua me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika.
Organizimi i këtij viti mbajti sërish fokusin tek burimet e rinovueshme të energjisë, efiçenca, procesi i përmirësimit të legjislacionit, si dhe gjithë efektin zinxhir që përcillet ngal njëra hallkë te tjetra. Të gjitha këto çështje u bënë pjesë e diskutimit në “Energy Expo & Forum 2018”, ku Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u përfaqësua në panelet përkatëse të ekspertëve nga z. Luan Nikolla, i cili mbajti prezantimin “Perspektiva e zhvillimit të sektorit të naftës dhe gazit në Shqipëri”,
si dhe në fushën e energjisë së rinovueshme nga znj.Teuta Thimjo. Stenda e AKBN-së pati një numër të madh vizitorësh të interesuar për informacion rreth burimeve natyrore në Shqipëri, shfrytëzimin e tyre, legjislacionin në fuqi dhe rolin specifik të AKBN.