Sot më datë 16.05.2017 u zhvillua raundi i rradhës së negociatave për Marrëveshjen Hidrokarbure me ndarje prodhimi për Bllokun 4 të kërkimit ndërmjet grupeve negociatore të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe SHELL.
Ky është takimi i rradhës së grupit negociator të të dyja palëve, mbas negocimit mbi Marrëveshjen Hidrokarbure të Bllokut 4 të kërkimit, e cila tashmë po shkon drejt finalizimit.
Drejtor Ekzekutiv i AKBN-së u shpreh se “mbas disa negociatash, po shkojmë drejt finalizimit të Marrëveshjes Hidrokarbure, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për SHELL në lidhje me kërkimin e naftës dhe të gazit në pusin e Shpiragut për Bllokun 2-3”. Sipas Drejtorit Ekzekutiv, grupi negociator i AKBN-së ka qenë shumë bashkëpunues përsa i përket negocimit të Kontratës për Bllokun 4 me kompaninë SHELL. Ai tha se “ne jemi munduar të krijojmë një kontratë model edhe për kontrata hidrokarbure që do pasojnë më pas, duke pasur parasysh interesat e shtetit shqiptar, si dhe nga ana tjetër t’i lejojë SHELL për të punuar në kushte të qeta dhe të sigurta. Ne urojmë qe kjo kontratë të finalizohet sa më shpejt”.
Rohan D‘Souza, përfaqësuesi i SHELL Upstream Albania B.V falenderoi grupin negociator të AKBN-së për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe uroi që shumë shpejt të ketë një marrëveshje hidorkarbure të finalizuar për Bllokun 4 të kërkimit.