Për vitin 2024, puna e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për monitorimin e impianteve hidroenergjetike në fazë prodhimi të energjisë, ka vazhduar në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat, pavarësisht kushteve atmosferike.
Gjatë këtij procesi të monitorimit, AKBN ka shpërndarë edhe certifikatat vjetore të monitorimit në bashkëpunim me prodhuesit e energjisë së pastër nga hidrocentralet.
Këto certifikata janë një dëshmi e punës së mirë dhe përkushtimit të prodhuesve ndaj standardeve të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë.
Në bashkëpunim me prodhuesit, janë vlerësuar kushtet fizike të strukturave dhe janë dhënë rekomandimet e duhura për përmirësimin e tyre aty ku është vlerësuar e nevojshme.
AKBN mbetet e përkushtuar ndaj mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe përmirësimit të infrastrukturës së hidrocentraleve, për të siguruar një prodhim të qëndrueshëm dhe të sigurt të energjisë.