Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, pas një konsultimi të gjatë me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Avokaturën e Shtetit vendosi që të ankimojë vendimin e ekspertëve ndërkombëtarë në Gjykatën e Arbitrazhit lidhur me çështjen “Bankers”.
AKBN beson se kjo çështje me një sensibilitet të lartë publik, ka patur vëmendjen e të gjithë aktorëve në këtë proces dhe si e tillë, do të ketë një gjykim të drejtë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi jemi të bindur se elementët e gjetur në raportin auditit, të hedhur poshtë nga ekspertët janë të mjaftueshëm për këtë Gjykatë që t’i japë të drejtë shtetit shqiptar.