Për të disatin vit radhazi AKBN i përgjigjet thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut. Në mbështetje të fushatës së sensibilizimit “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, një numër i konsiderueshëm i stafit dhuruan gjak, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve Talasemikë, në kushtet e mungesës së rezervave dhe nevojës së vazhdueshme.
Ky gjest simbolik jo vetëm i vjen në ndihmë kësaj kategorie në nevojë por në të njëjtën kohë shërben dhe për ndërgjegjësimin e publikut për kryerjen e këtij akti human.