AKT NORMATIV
Nr.1, datë 5.5.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:
1.Në pikën 5, emërtimi “…Agjencia e Koncesionit…” zëvendësohet me “…Agjencia e Prokurimit Publik…”.
2.Pika 14 ndryshohet, si më poshtë vijon: “14.Agjencia e Prokurimit Publik” është institucioni i ngritur sipas ligjit nr.9643,datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”.
3.Pas pikës 14 shtohet pika 14/1, me këtë përmbajtje: “14/1. “Komisioni i Prokurimit Publik” është institucioni i ngritur sipas ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”.
Lexo të plotë