Në vijim të takimeve të zhvilluara me subjektet minerare që operojnë në zonën e Bulqizës dhe konsultimeve të vazhdueshme të ekspertëve, u arrit marrëveshja për rrugën që do të ndërtohet në zonën D të minierës së Bulqizës, me qëllim shmangien e lëvizjes së njerëzve dhe të mjeteve larg të ashtuquajturave hinka apo zona të rrezikshme.
Në diskutimet dhe konsultimet në grupin e përbashkët të punës të ngritur për këtë qëllim, u parashtruan 3 variantet e mundshme për zgjidhje:
1.Varianti i rrugës, në pjesën Lindore të V.B me pjerrrësi 8%, L= 2 km
2. Varianti i rrugës, në pjesën Lindore te V.B me pjerrësi 10%, L=2.5Km
3. Varianti i rrugës, me platformë dhe bypass
Ekspertë të AKBN bënë një prezantim të situatës dhe domosdoshmërisë së marrjes së vendimit për zgjidhje të menjëhershme. Sipas tyre rruga aktuale që përshkon pjesën më të madhe të galerive në zonën e Bulqizës, në shumë prej segmenteve të saj përbën rrezik real për shkak të dëmtimeve të shumta, ndaj Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kërkoi bashkëpunimin e subjekteve të Bulqizës për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës.
Pas prezantimit me detaje të tre varianteve, me unanimitet të plotë u vendos:
Në fund të takimit marrëveshja u firmos nga të gjitha subjektet e pranishme.