Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në kuadër të Kontratës me Ndarje Prodhimi për Bllokun Dumrea, në tokë, e lidhur me Kompaninë Eni Albania B.V., gjatë vitit 2022-2023 ka përfunduar procesin e parë për Bursat pasuniversitare të studimit në nivel Master me kohëzgjatje 1-vjeçare, me titull “Menaxhimi i Shëndetit, Sigurisë, Mjedisit dhe Sistemit të Cilësisë” (HSEQ).
Lidhur me programin e masterit “Menaxhimi i Shëndetit, Sigurisë, Mjedisit dhe Sistemit të Cilësisë” (HSEQ) të zhvilluar nga Universiteti i Pizës në bashkëpunim me Eni Corporate University (ECU), në të cilin mori pjesë Inxhinierja e AKBN-së, Znj. Mariza Medulaj, ky Master u përfundua me sukses nga pjesëmarrësja e lartpërmendur Znj. Mariza Medulaj.
Objektivat e programit Master në HSE&Q janë të kualifikojë ekspertë në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve komplekse të shëndetit, sigurisë, mjedisit dhe cilësisë, me fokus gjithashtu në qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale dhe të promovojë një përvojë të rëndësishme që synon ofrimin e aftësive praktike profesionale në lëndët HSE&Q, për të krijuar/përmirësuar kompetencën profesionale HSE&Q.
Nga ana e Eni-t, Inxhinierja e AKBN në këtë bursë pasuniversitare Znj. Mariza Medulaj është vlerësuar me rezultate të larta.