Gjatë periudhës 11-18 Shtator, në ambientet e AKBN-së, u zhvillua trajnimi me temë “Petroleum Industry Accounting and Auditing”, fokusuar në proçedurat e kontabilitetit dhe auditimit të aktivitetit të kompanive që operojnë në sektorin hidrokarbur. Ky trajnim është pjesë e programit të asistencës teknike në sektorin hidrokarbur ofruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, EGCI dhe Departamenti i Thesarit , Zyra e Asistencës Teknike dhe e të Ardhurave .
Në këtë trajnim morën pjesë specialistë të AKBN-së të angazhuar në sektorin hidrokarbur, dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave.
Në mbyllje të aktivitetit u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes.