Subjektet, që kërkojnë rimbursimin e akcizës së lëndëve djegëse (solar dhe mazut), të përdorura në serrat me ngrohje, në proceset teknologjike, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, duhet t’i kenë të konfirmuara (çertifikuara) nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), konsumin e lëndës djegëse që lidhet me proceset teknologjike të produkteve, që përdorin këto lëndë djegëse.
Vendim nr. 28, datë 18.1.2017 për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.612, datë 5.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat””, të ndryshuar
Dokumentacioni i nevojshëm
-Lloji i lëndës djegëse, të përdorur në procesin teknologjik;
-Fazat në procesin teknologjik, ku përdoret lënda djegëse;
-Lloji i kaldajës apo i furrës, ku përdoret lënda djegëse dhe lidhja me procesin teknologjik, gjatë prodhimit të produktit;
-Sasia e lëndës djegëse e përdorur për 100 kg (litra ose copë) produkt të gatshëm (final).
Hapat e procedurës
-Kontrolli i konsumit specifik të lëndës djegëse në kaldaja dhe furrat e subjekteve.
Periudha e vlefshmërisë
Deri në 5 vjet
Kostot
Përcaktohen me Vendim të Këshillit Drejtues